Uji Dea

Ah, Karriera, Karriera !

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Parodi humoristiko – satirike, që këndohet sipas melodisë së këngës së njohur popullore: “Ah, Pranvera, Pranvera !”

Ma mirë ish mos t’ ishim pa ,
Se m’ ka lind dashuria n’ ty !
Unë për ty , në hall kam ra –
Gjithë natën pa gjumë në sy !

Ah, Karriera, Karriera –
Zoti, ty, moj të bekoftë !
Ah, Karriera , Karriera –
Prej meje mos të largoftë !
Bëni vëllezër me rahmet –
Ndoshta m’ zgjedhin Deputet !
Deputet n’ bëfsha me u zgjedhë –
Sa t’ mujmë bashkë kemi me vjedhë !

Ah, Karrierë, moj Karrierë –
T`i m’ ke mësua për me vjedhë !
Prej atë ditë që t’ mora erë –
Unë , për ty po derdhi vrer !
Prej merakut po m’ lanë mentë –
Qysh me hy në Parlament ?!
Kërkoj votat n’ fis e n’ farë –
Ndoshta m’ zgjedhin Kryetar !
Ah, Kolltuk , more Kolltuk –
Ti m’ ke shti me u ba hajduk !

Mobi Casa

Ah, Pozitë , mori Pozitë –
Ti m’ ke shti me u mërzitë !
Si në hyfsha n’ Ministri –
Nuk iu la n’ punë me mistri !
Si n’ u bëfsha Kryeministër –
Iu jap grurë e iu jap misër !

Ah , Karrikë , mori Karrikë –
Përmbas teje du’ me u fikë !
Ah , Karrikë, mori Karrikë –
T`i m’ ke futë në politikë !

Gjilan, më 07.07. 2014. Demir Krasniqi