FIDANISHTJA

Behrami në Top-10 frizurat e Botërorit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lojtarët nuk dallohen vetëm për nga golat dhe cilësitë në Kampionate Botërore. Ata bien në sy edhe për nga kokat e tyre, të cilat përmbajnë frizura të ndryshme.

Sipas ‘thegloss.com’, në top 10 lojtarët me stilin më të veçantë të flokëve ndodhet edhe mesfushori kosovar i Zvicrës, Valon Behrami. Ai ndodhet i dyti. Flokët e tij janë ngjyrë të verdhë, dhe një frizurë e kompozuar me flokët origjinal të tij, që janë të zeza. Mitrovicasi prej vitesh mban flokët të ngjyrosura. Para tij në listë ndodhet mesfushori i Francës, Mathieu Valbuena. Ai është kaçurreli i ‘trekolorëve’ për shkak të frizurës së tij që i ngjan therave.

I treti është Neymar, që si Behrami, ai ka ngjyrosur flokët pas ndeshjes me Kroacinë, bashkë me Dani Alvesin. I veçanti tek SHBA-të është Kyle Beckerman, i cili ka flokët me shumë bistek. Raul Meireles i Portugalisë dallohet për flokët e tij me stilin ‘zero’ anash, kurse në maje të kokës me flokë.

ARKATANA

Bishtaleci argjentinas dhe të tjerët

Rodrigo Palacio i Argjentinës është me bisht të gjatë. Serey Die që u bë i famshëm me rastin e qarjes që bëri gjatë intonimit të himnit të Bregut të Fildishtë, ka vetëm pak flokë në maje të kokës dhe ato i ka të ngjyrosura. Asamoah Gyan i Ganës ka numrin tre në pjesën e përmbi veshin e djathtë.

Dy të veçantit e fundit janë Sami Khedira i Gjermanisë dhe Sergio Aguero i Argjentinës. I pari ka flokë paska të gjatë dhe të lëpitura, kurse i dyti një frizurë me flokë në balli./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.