ARKATANA

Diturie Hoxha emërohet Drejtoreshë Ekzekutive e KF “Gjilani”

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Kryesia e Klubit Futbollistik “Gjilani” ka kënaqësinë t’ju informojë se, në takimin e mbajtur më 1 korrik 2014, ka emëruar Diturie Hoxhën në funksionin e Drejtoreshës Ekzekutive të këtij klubi.

Kryesia e KF “Gjilani” ka besim të plotë se emërimi i zonjushës Hoxha dhe angazhimi i saj do të përforcojë klubin për të arritur synimin e tij për rikthim në Superligën e Futbollit të Kosovës.

Diturie Hoxha ka përvojë të konsiderueshme menaxheriale. Funksione të ngjashme ka ushtruar në disa organizata, përfshirë sektorin privat. Për 7 vjet rresht ka udhëhequr Shoqatën e Bankave të Kosovës, dhe njëkohësisht ka qenë pjesë e bordeve të disa organizatave të ndryshme, në cilësinë e Kryetares dhe anëtares, respektivisht.

FIDANISHTJA

Aktualisht, Hoxha është pronare dhe udhëheqëse e kompanisë Sheshi Marketing & PR në Gjilan dhe botuese dhe kryeredaktore e gazetës rajonale të Anamoravës me po të njëjtin emër, “Sheshi”.

Diturie Hoxha do të fillojë punën në këtë funksion nga data 7 korrik 2014./rajonipress/