United Hospital

Manipuluesit e testit të maturës, në Prokurori

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Manipuluesit e testit të maturës do të përballen me Prokurorin. Ministria e Arsimit ka marrë vendim që t’i dërgojë emrat e të gjithë nxënësve dhe administratorëve që kanë manipuluar gjatë pjesës së parë të testit të maturës.

Në listën e ministrisë figurojnë emrat e rreth 100 personave që kanë manipuluar me testin e maturës në pjesën të mbajtur me 14 qershor. Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, pohoi se Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës është në përfundim e sipër të listës me emrat e manipuluesve dhe atyre të cilët dëmtuan procesin e mbajtjes së testit të maturës 2014.

FIDANISHTJA

“Janë diku më shumë se 110 persona emrat e te cilëve do t’i dërgojmë në Prokurori”, ka thënë Mustafa. Sipas tij, në atë listë gjenden emrat e studentëve, administratorëve të testit si dhe të vëzhguesve të cilët dëmtuan mbarëvajtjen e testit. “Atë listë do ta dërgojmë në Prokurori, dhe do ta bëjmë kallëzimin penal kundrejt atyre personave”, ka theksuar Mustafa, sipas të cilit çdo person që ka manipuluar do të përgjigjet para drejtësisë. /tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.