Skandaloze: Edhe çerdhet në Gjilan, rrezikohen nga qentë endacak
Gjilan – Se, qentë endacak, janë bërë rrezik serioz për kalimtarët e rastit, sidomos për nxënësit e shkollave të qytetit në Gjilan, tash më ky nuk është lajm. Për çudi, një ditë, disa qenë, edhe të dera e kryetarit të komunës, ishin shtrirë dhe sikur prisnin ndonjë kockë apo “urdhrin” e shefit të qytetit. Kjo nuk na bënë edhe aq, ngase, sa për ne, edhe në zyra le t’i hyjnë. Por, është shqetësuese pamja e sotme në mëngjes e një llave qenësh, që po silleshin nëpër oborrin e shkollës fillore “Selami Hallaqi” dhe të çerdhes së fëmijëve në lagjen “Dardania” thuhet në reagimin e degës së PDK-së.
Sipas deklaratës së një prindi, i cili, po e dërgonte fëmiun në çerdhe, duke e parë rrezikun nga këta qenë, e ka lajmëruar policinë. Pasi policia janë deklaruar se kjo nuk është përgjegjësi e tyre, ky prind, ka pritë derisa janë larguar qentë për ta dërguar pastaj fëmiun në çerdhe.
Prandaj, i bëjmë thirrje kryetarit të Komunës, z. Lutfi Haziri, ta kuptoj seriozisht rrezikun nga qentë endacak dhe të merr masa urgjente për largimin e tyre nga rrugët e qytetit përfundon reagimi i Zyrës për Informim të PDK-së./rajonipress/





