Haliti qëndroi në Sadovinë të Jerlive
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga banorët e fshatit Sadovinë të Jerlive. Gjatë këtij takimi banorët e këtij lokaliteti kanë bashkëbiseduar me kryetarin Haliti mbi punët e zhvilluara në këtë fshat në veçanti mbi infrastrukturën rrugore por edhe mbi hapësirën gjelbruese që janë rregulluar.
Disa nga banorët shprehën falënderimin e tyre ndaj komunës së Vitisë për kujdesin e treguar ndaj këtij lokaliteti duke thënë se kryetari Haliti ka ndryshuar infrastrukturën e fshatit për të mirë.
Gjatë këtij takim kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se kjo komunë do të vazhdoj të realizoj projekte të cilat janë në interes të qytetarëve të kësaj komune duke i njoftuar ata se gjatë këtij viti pritet të realizohen edhe shumë projekte të tjera me interes të përbashkët përfshirë edhe atë të banorëve të fshatit Sadovinë e Jerlive./rajonipress/


