Uji Dea

Zallamahi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në këtë qytet pa ekstazë, thonë se dikush ka vdekur, qytetarët kudo janë tubuar, por ata s´din kë e vorrosin, arkmort s´ka, as të vdekur, njerëzit janë grumbulluar dhe dikë duan ta vorrosin.

Në këtë qytet pa ekstazë
ka aq shumë fantazma,dhe
vjedhës të thashethemeve
që vuajnë nga plagët pa zë
dhe nga hijet e hiadhave
thërritësit e fantazmave
duan një mort pa arkmort
qytetarët janë grumbulluar
(zëra kafshësh dëgjohet )
ata duan ta vorrosin dikë
por s´dinë kë ta vorrosin
zallamahinë apo vetveten

Hidromorava

Poezi nga libri, “Jeta në letër”
Rrustem Geci