Hidromorava

A do të jetë titullar Besart Berisha për Kosovën?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Besart Berisha është një supersulmues dhe në Ligën A të Australisë është golashënuesi më i mirë këtë sezon me 17 gola, por edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë ligë me 98 gola, megjithatë selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, nuk ka treguar nëse ylli i ri i kombëtares do të jetë titulluar.

I pyetur në Sports Show në Klan Kosova, Bunjaki lavdëroi shumë Berishën, por nuk u përgjigj nëse ai do të jetë titullar, apo jo.

“Lojtar me eksperiencë me karakter fitues dhe një lojtar i mirëseardhur. Besartin e njoh shumë më herët, prej se luante për kombëtaren e Shqipërisë. Kudo që luan nuk është e lehtë të bësh përformanca të tilla çfarë i bën Berisha”, ka thënën Bunjaki.

ARKATANA

“Duke pasur parasysh që kemi shumë lojtarë të rinj, është e rëndësishme për ne të kemi lojtarë me eksperiencë, kjo e bën grupin më të fortë”.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan me Islandën, dhe Bunjaki tha se kjo ndeshje mund të jetë befasia e parë e Kosovës në kualifikimet për Rusia 2018.

“Kemi bërë eksperiencë tani edhe ne dhe katër ndeshje nuk janë pak – këtë e kemi treguar edhe në fushë”, pohoi Bunjaki, njofton Klan Kosova.