UBT

Helsingborgu trishtohet për Sadikun

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Në Helsingborgs nuk e kanë pritur aspak mirë largimin e Loret Sadikut. Klubi suedez këmbëngulte në mbajtjen e mbrojtësit kosovar, por në fund ky iku për të nënshkruar me Mersinin në Turqi.

Drejtori sportiv i Helsingborgsit, Jasper Jansson, e ka pranuar për mediat suedeze që klubi e ka humbur një talent të madh siç është Sadiku, duke i uruar fat dhe suksese këtij të fundit në klubin e ri.

UBT

“Ne jemi të trishtuar sepse e kemi humbur një futbollistë shumë të talentuar dhe shumë të rëndësishëm. Ai kishte dëshirë për të luajtur në futbollin turk. Gjithsesi, ne ia dëshirojmë të gjitha të mirat Loretit në të ardhmen ndërsa neve na mbetet të vazhdojmë me projektin e klubit”, ka deklaruar ai.