Mireshi Evropian
Gjilan – Fshati Miresh ish Dobërçani me të drejtë ka marrë epitetin si fshati evropian, pikërisht nga pastërtia që mirëmbahet nga vet banorët e organizuar. Pothuajse janë fshati më i organizuar në Kosovë. Ata këtë e kanë dëshmuar edhe në këtë fundjavë ku kanë pastruar fshatin duke mënjanuar të gjitha mbeturinat.
Në një postim të kërtij fshati thuhet:
Pas thirrjes për aksionin e pastrimit të disa pikave kryesore në fshat e që moton e kishte të punojmë si “Haxhi Taipi” sot u realizua me sukses, me vullnetin dhe me dëshirën të shohin fshatin e tyre të pastër një grup i djemve në moshë të re, ju bashkëngjiten aksionit të sotëm ku me punën e tyre arritën që të mënjanohen disa mbeturina ( letra) që ndodheshin për gjatë rrugës kryesore, për skaj lumi apo edhe në varreza, me fytyrat e tyre te buzë qeshura e të zellshëm në pune ata treguan se sa ka vlerë pastërtia për ta, në këso lloj aksionesh jo të gjithë mund të ndihmojmë fizikisht por gjithë herë ka edhe mënyra të tjera të marrjes pjesë në këso lloj aksionesh.
Ne nuk duhet të harrojmë që t`i falënderojmë pik së pari, Hoxhë Fazli Bunjakun ( imamin e xhamisë së poshtme në Dobërçan), për ndihmesën fizike, ashtu edhe për përkrahjen morale, dhe për këshillat fisnike, që najë dha neve si djem të rinj, për vlerën dhe ruajtjen e ambientit aty ku jetojmë, një falënderim tjetër shkon edhe për shoqatën “17 Shkurti.ch” që aksionin e përkrahi financiarisht.
Po ashtu meriton të falënderohet bashkatdhetari ynë Hasan Sabedini që përkrahi aksionin me nga një shujtë ushqimi për gjithë ata që ishin pjesëmarrës në këtë aksion dhe “Cafe Bar 2”- shi që në fund të aksionit na freskuan, gjithashtu falënderojmë edhe Cafe bar “Te luli” për përkrahjen e aksionit e që këtë përkrahje do ta kemi parasysh me aksionin e radhës që do të organizohet javët në vazhdim. Faleminderit dhe me respekt është thënë nga organizatorët Agron Murseli dhe Arlind Abdyli./rajonipress/


