Eko Higjiena

Hallakamë në LDK

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në LDK nuk është punë për t’u pajtuar me vendimet e njëanshme të Isa Mustafës dhe Lutfi Hazirit për marrëveshjen me AAK-në dhe Nismën.

Mbrëmë në një takim të mbajtur brenda LDK-së, Indeksonline nga burime që kanë qenë pjesë e këtij takimi mëson se është zhvilluar një debat i nxehtë ndërmjet anëtarëve të këshillit drejtues dhe marrëveshja është kundërshtuar nga shumica e të pranishmëve.

Në fund të diskutimeve, Indeksonline mëson se të vetmit që janë pajtuar me këtë marrëveshje kanë mbetur Isa Mustafa, Lutfi Haziri dhe Armend Zemaj, derisa më të zëshmit kundër saj kanë qenë Arben Gashi dhe Naser Osmani.

Hidromorava

“Nuk mund të pajtohemi me diçka që është e dëmshme për LDK-në. E kemi kundërshtuar brenda dhe do ta kundërshtojnë edhe jashtë, sepse nuk është në rregull që të kontrabandohet si kryeministër humbësi më i madh i zgjedhjeve dhe ne si parti e dytë ta aprovojmë këtë. Shumica kemi qenë kundër edhe mbrëmë dhe jemi kundër nominimit të Ramushit për kryeministër, por jemi edhe kundër marrëveshjes me Fatmirin, i cili po ballafaqohet me drejtësinë për veprat korruptive. Nuk jemi për të hyrë në koalicion as me PDK’në, por jemi për të qëndruar në opozitë dhe për ta reformuar partinë, sepse kjo konsiderojmë që është më e mira për të ardhmen e LDK-së”, thotë njëri prej të pranishmëve në takimin e mbrëmshëm të LDK-së.

Sipas tij, shumica e këshillit drejtues janë kundër marrëveshjes me AAK-në dhe Nismën dhe nëse Isa mund ta realizojë atë, veç nëse në fund vendos njëanshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.