UBT

MASHT, gati për pjesën e dytë të testit të Maturës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

​Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) i ka bërë të gjitha përgatitjet për organizmin e pjesës së dytë të Provimit Shtetëror të Maturës, i cili pritet të mbahet sot ( e shtunë).

Kryetari i Divizionit për Vlerësim dhe Standarde në MASHT, Mustafë Kadriu, ka thënë se MASHT i ka përgatitur testet të cilët në mesnatë janë dorëzuar nga kompania e kontraktuar për shtyp, rreth orës 4:00 të mëngjesit ato janë paraparë që të barten nëpër qendrat e testimit dhe deri në ora 9:00 të mëngjesit të ditës së sotme të gjitha kutitë e testimit duhet të jenë nëpër qendrat përkatëse.

Kadriu u ka bërë thirrje të gjithë nxënësve që të mos kenë me vete asgjë përveç lapsit dhe ujit pasi ka thënë se çdo telefon celular apo mjet tjetër i mundshëm për kopjim, nxënësin do ta nxjerr nga provimi dhe i njëjti do të dënohet duke ia pamundësuar edhe të drejtën e provimit për 3 deri në 5 vite.

Uji Dea

Në ditën e shtunë do të jenë 3 mijë administrues-pjesëtarë të sigurimit civil të cilët janë kontraktuar nga MASHT, në secilën qendër do të jetë drejtori i shkoll ës, menaxheri i qendrës, një pjesëtarë i komunës si dhe pjesëtarët e sigurimit.

Testi të shtunën pritet të filloj në ora 10:00 në rreth 400 qendra, do të zgjasë 180 minuta dhe përmban 80 pyetje.

Rezultatet e tij pritet të publikohen më 7 korrik derisa çdo nxënës që i ka 100 nga 200 pyetje të sakta do ta kaloj atë me sukses.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.