Pishat e Tërpezës përfshihen nga flakët, zyrtarët kërkojnë kujdes në ruajtjen e pasurisë
Viti – Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pjesë të pishave në fshatin Terpezë të Komunës së Vitisë.
Por fatmirësisht zjarri është shuar fal intervenimit të shpejtë të Brigadës së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti në bashkëpunim me banorët këtij lokaliteti të cilët me mekanizëm bujqësor parandaluan që zjarri të përhapët në pjesë të tjera dhe të shkaktohen dëme të mëdha.
Në ndihmë ju ka dalë edhe Drejtori i Inspeksionit, Skender Ahmeti. Përndryshe ende nuk dihen arsyet pse kjo pjesë është përfshirë nga zjarri por autoritetet komunale të Vitisë bëjnë me dije se do të merren me këtë çështje, duke ju bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes për këtë pasuri natyrore./rajonipress/


