UBT

Vjeshta mund të sjellë sërish zgjedhje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

​Burime të gazetës kanë bërë të ditur se në rast se asnjëri nga blloqet politike nuk tërhiqet nga pozicionet aktuale, vendi mund t’i drejtohet zgjedhjeve të reja të cilat do të mbaheshin në vjeshtë.

Të njëjtat burime kanë shpjeguar se derisa Gjykata Kushtetuese pritet t’i japë përgjigje çështjes së mandatarit të qeverisë, zgjedhjet do të mund të provokohen në ditën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Të dy taborët ende nuk e kanë të qartë se cila nga to mund ta propozojë kryeparlamentarin dhe në këtë pikë pashmangshëm deputetët e rinj do të duhej t’i drejtoheshin për interpretim Kushtetueses ose të provonin të bënin zgjedhjen e kryetarit të ri, pa e ditur nëse do ta shkelnin aktin më të lartë juridik.

Mobi Casa

Kushtetuta nuk lë hapësirë që kryetari i Kuvendit të propozohet dy ose tri herë. Edhe rregullorja e Kuvendit edhe Kushtetuta flasin për një kandidaturë për kryetar të Kuvendit, i cili, nëse dështon të zgjidhet, bën që parlamenti i ri të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Pas certifikimit të rezultatit, brenda afatit prej një muaji, presidentja pritet ta thërrasë seancën e parë konstitutive. Mirëpo ajo mund të jetë edhe seanca e fundit e kësaj përbërjeje./Tribuna./

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.