Uji Dea

Molliqaj: Po krijomë Qeveri të zorit për ta hequr PDK’në nga pushteti

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se kanë hyrë në marrëveshje me partitë opozitare për të formuar një Qeveri të zorit e për ta hequr nga pushtetit PDK’në dhe Hashim Thaçin.

Ai ka thënë se s’ka rrugë tjetër përpos largimi i PDK’së nga pushteti.

“Ne kemi nisur këtë idenë tonë për pamundësinë e vazhdimit të regjimit të vjetër. Për këtë jemi marrë vesh shumë shpejt me partitë tjera. Këtu s’kemi dallime tjera”, ka thënë ai.

Sipas tij, Vetëvendosje ka dalë para aktit të kryer kur është nominuar Ramush Haradinaj për Kryeministër.

FIDANISHTJA

“Mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e merr askush s’i individë. Nëse z. Haradinaj pajtohet me parimet e Vetëvendosjes, ne do ta votojmë”, ka thënë ai per Klan Kosova.

Sipas tij, e kaluara e Haradinajt, Mustafës dhe Limajt nuk zhduket pavarësisht zhvillimeve të reja që kanë ndodhur.

“Për këtë mandat nuk ka vazhdim të njëjtë të dialogut dhe privatizimit”, ka shtuar ai.