Fundamenti

Beogradi inspirohet nga jeta e vepra e Bekim Fehmiut dhe themelon një festival

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Beograd – Festivali i përvitshëm “Mirëdita, dobar dan” i cili ka për synim të bëjë shkëmbimin e aktiviteteve kulturore midis skenës beogradase dhe atyre të Kosovës, për herë të parë do të mbahet në Beograd prej 19 deri më 21 shtator, përderisa janë paraparë edhe katër aktivitete vjetore shtesë, dy në Kosovë e dy në Serbi.

Qëllimi i festivalit është përafrimi dhe përmirësimi i marrëdhënieve kulturore e politike midis Beogradit e Prishtinës. Publiku në Beograd do të ketë rastin të njihet me skenën kulturore prishtinase, teatrin, filmim, muzikën e artin figurativ.

Inspirimi bazë për organizimin e këtij festivali janë jeta dhe vepra e aktorit Bekim Fehmiu, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Krejt jeta e Bekim Fehmiut simbolizon marrëdhëniet midis Serbisë e Kosovës, edhe aty ende është i pranishëm potenciali i bashkëpunimit, diskriminimi dhe distanca e lehtë midis serbëve dhe shqiptarëve dhe pafuqia kur shkelen të drejtat e njeriut”, ka thënë drejtoresha menaxhuese e Iniciativave qytetare, Maja Stojkoviq. Ajo ka shtuar se organizatat e sektorit civil nga Kosova e Beogradi kanë një bashkëpunim të përditshëm dhe synimi i tyre është që kjo të përhapet edhe te publiku i gjerë.

Uji Dea

Drejtori i organizatës joqeveritare “Integra” nga Prishtina, Kushtrim Koliqi, ka thënë se Bekim Fehmiu paraqet vlerë të përbashkët për serbët dhe shqiptarët. “Është e nevojshme të ndërrohen perceptimi dhe qasja në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Kemi mjaft artistë cilësorë të cilët nëpërmjet kreativitetit, publikut mund t’ua përafrojnë qytetarëve idenë e multikulturalizimit dhe të integrimit”, ka thënë Koliqi.

Drejtori i Qendrës për politikë praktike, Dragan Popoviq, ka thënë se bashkëpunimi midis Serbisë e Kosovës gjithherë ndalet te takimi i dy kryeministrave dhe qytetarët nuk kanë mjaftueshëm informacion se çfarë u sjell qytetarëve implementimi i Marrëveshjes së Brukselit.

Në kuadër të festivalit do të mbahen manifestime dhe debate të hapura për jetën dhe trashëgiminë historike të qytetarëve të Kosovës e të Serbisë.

“Prej fundit të shekullit XIX, për serbët dhe shqiptarët nis shekulli i mosmarrëveshjeve. Ka tema të rënda të cilave nuk mund t’u bëhesh bisht dhe duhet të debatojmë se çfarë ngjau në vitet ’90 dhe prej kësaj të nxjerrim mësime”, ka thënë Popoviq.
©KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.