United Hospital

“MPJ Airways”

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Qindra persona kanë udhëtuar jashtë vendit me para të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) pa qenë fare punëtorë të kësaj ministrie. MPJ ka paguar plot 115 bileta për udhëtime jashtë vendit për personat që nuk kanë qenë pjesë të kësaj ministrie. Raporti i Auditorit ka gjetur se për këto udhëtime nuk kishte ftesa dhe aprovime paraprake nga MPJ.

“Prej shtatë pagesave të testuara në vlerë 217,248 euro, MPJ ka paguar 115 bileta në vlerë prej 118,621 euro për persona të cilët nuk ishin të punësuar apo zyrtarë të ministrisë”, thuhet në raport. Lidhur me këtë çështje auditori vlerëson si rrezik se MPJ nuk kishte kontrolle të duhura në procesimin e pagesave.

Uji Dea

“Pagesat e kryera shoqërohen me rrezikun që të mos jenë në pajtim me kërkesat ligjore dhe t’i kenë shkaktuar shpenzime të paplanifikuara financiare ministrisë”. Auditori rekomandon ministrinë se duhet t’i forcojë proceset dhe kontrollet në lidhje me shpenzimet e udhëtimit. Kontrollet duhet të shtohen në procedurat e aprovimeve si dhe ndalimi i pagesave jashtë planifikimit buxhetor…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.