UBT

Drita e pafat pëson në fund të ndeshjes

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kampioni aktual Feronikeli u mundua shumë në ballafaqim me Dritën, për të shënuar fitore u deshtë që në minutën e 89 të shënon për ti arkëtuar tri pikë të vlefshme drejt mbrojtjes së titullit të kampionit.

Futbollistët e Dritës, në ndeshjen e sotme luajtën mjaft mirë patën raste gjatë 90 minuta por nuk i konkretizuan

Futbollistët e Dritës në pjesën e parë kanë mundur shumë lehtë të kalojnë në epërsi, sikur në minutën e 4 dhe 13 Semir Zeneli të ishte më i gjindshëm në dy rastet portieri Maloku mbron.

Mysafirët rastin e vetëm në pjesën e parë e patën në minutën 26, kur Mark Milicaj gjuan furishëm nga 27 metra por Latifi i Dritës me mund të madh dëbon topin jashtë vijës fundore të tij.

Sulmuesi më i rrezikshëm i Dritës, Përparim Livoreka në minutën e 62 depërton gjuan Maloku mbron dëbon topin shkurtazi gjerë te rezervisti Maliqi i cili gjuan nga 5 metra jashtë portës.

Mjaft diskutabile ishte minuta e 66, Milicaj depërton nga krahu pason gjerë tek rezervisti Mevlan Zeka i cili shënon nga 13 metra por gjyqtari kryesor i ndeshjes Gramos Shalanga Peja anulon golin duke sinjalizuar se topi kishte kaluar vijën fundore më herët.

Në minutën e 74 rezervisti i Dritës Alban Shillova i vetmuar gjuan nga 10 metra por Faton Maloku me mbrojtje spektakulare dëbon topin jashtë vijës fundore të tij.

Uji Dea

Kur mbi 2.500 shikues menduan se gjithçka do të përfundon, kështu nuk mendon mesfushori i Feronikelit Mark Milicaj.

Së pari me top ngatërrohen dy futbollistët e Dritës Ramadani e Haliti këtë më së miri e shfrytëzon Milicaj i cili gjuan nga 16 metra topi pak devijohet nga Gëzim Gashi ndërsa Latifi mbetët i shtangur, kështu kampioni aktual Feronikeli vazhdon garën për titull ndërsa Drita edhe më tutje në zonën e rrezikshme të tabelës së klasifikimit./sylejman ismajli/rajonipress/

Pas ndeshjes trajneri i Dritës Ismet Munishi deklaroi.
“I patëm rastet tona nuk i shfrytëzuam na mungoi fati, një pakujdesi amatoreske dhe e humbëm ndeshjen”.

Ndërsa homolugu i tij Afrim Tovërlani theksoi.
“Disa detaje të vogla e vendosën ndeshjen e sotme, Drita ka mundur në dy raste të na dënon patëm fat dhe me këto tri pikë po vazhdojmë rrugëtimin tonë”

Drita : Latifi, Haliti, Dragusha, Ramadani, Hashani (Kuka), Berisha, Gashi, Zeneli, (Maliqi), Rexhepi, Livoreka, Kryeziu (Shillova).
Feronikeli: Maloku, Doshlaku. Shala, Gërbeshi, Limani, B,Shabani, Hoxha, Haliti, Razard(Zeka),Hoti(Osmani), Milica (Bardhi)

Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues- rreth 2.500
Gjyqtar Shala, Kabashi, Hyseni, Baliu,
Kartona të verdhë – Ramadani, Gashi, (D), B.Shabani, Milica (F)