ARKATANA

Pasojat e vakuumit institucional

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Në qershorin e secilit vit tema më e nxehtë politike ka qenë rishikimi i buxhetit vjetor. Sivjet kjo çështje nuk është në rend dite.

Situata politike e krijuar para zgjedhjeve të 8 qershorit ka bërë që vendimmarrja të pushohet në Legjislativ, por edhe të reduktohet në Ekzekutiv. Në mungesë të Kuvendit, Qeveria nuk ka sponsorizuar fare ndryshimet buxhetore. Dhe ndryshime mund të mos ketë fare sivjet, në rast se vendi shkon në zgjedhje të reja, shkruan Koha Ditore.

Eco Higjiena

Në javën e parë të majit Kuvendi është shpërndarë, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Për pasojë, më asnjë ligj nuk është aprovuar. Madje është stopuar edhe procesi i hartimit të ligjeve nga Qeveria.