Fundamenti

Bunjaku shënon për St.Gallenin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

E ka nofkën Bum-Bum Bunjaku, dhe po vazhdon t’i bombardoj portat e kundërshtarëve edhe me skuadrën e tij të re. Futbollisti kosovar, Albert Bunjaku i cili ka shënuar edhe dy golat e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshje miqësore ka treguar se ende është ‘ujk i vjetër’, dhe nuk ka harruar të shënoj edhe me skuadrën.

31-vjeçari, ka shënuar edhe një gol tjetër me skuadrën e tij të re St.Gallen, duke konfirmuar kështu formën e tij të mirë që kalon. Në ndeshjen miqësore mes skuadrës së tij dhe Buhl, ai ka shënuar gol në fitoren 2:1.

UBT

Alberti arriti të shënoj gol në minutën e 11-të të ndeshjes nga pika e bardhë, duke ngritur rezultatin në 1:0.

Ai luajti gjatë pjesës së parë së bashku me shqiptarin tjetër Demiri, ndërsa janë zëvendësuar në pjesën e dytë. Në këtë takim për St.Gallenin nuk ka luajtur fare Ermir Lenjani për shkak të lëndimit.