ARKATANA

Besoni institucioneve për zgjidhjen e problemit të Mitrovicës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i Aleancës për Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, konsideron se ngjarjet e sotme dhe dhuna në qytetin e Mitrovicës, nuk ishin një pamje e mirë për vendin.

“Duke ndarë shqetësimin me të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe me ata në mbarë vendin, kryetari Haradinaj rikonfirmon qëndrimin se zgjidhja e problemit të Mitrovicës bëhet vetëm përmes rrugës institucionale dhe jo në forma të tilla, të cilat i pamë sot”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kjo parti.

Mobi Casa

Haradinaj i fton qytetarët për vetëpërmbajtje, qetësi dhe besim në zgjidhjen institucionale të problemit të Mitrovicës.