Uji Dea

Të shtunën mbahet edicioni i katërtë “Trekëndëshi poetik i paqes”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nën organizimin e asociacionit alternativ të shkrimtarëve, Ars Clubit “Beqir Musliu” dhe, i mbështetur nga MKRS e Komuna e Gjilanit, nesër, për herë të katërt radhazi mbahet manifestimi rajonal i poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”.

Në këtë ngjarje të veçantë të poezisë, e cila simbolikisht dhe tashmë tradicionalisht mbahet në trekëndëshin kufitar Kosovë – Kosovë Lindore (Serbi) dhe Maqedoni, përkatësisht në lokacionin e fshatit malor Dunav, pritet të marrin pjesë emra të njohur të poezisë e letërsisë si nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova Lindore, gjegjësisht Serbia.

UBT

Manifestimi ka karakter përkushtues dhe lidhet me Ditën e Lirisë për Kosovën si dhe krijon njohje, afri e mirëkuptim dhe paqe mes poetëve e vendeve të rajonit por, edhe afirmon letërsinë e këtij mikrorajoni.

Pas përfundimit të këtij Manifestimi, në mbrëmje, poetët dhe dashamirët e artit do marrin pjesë në Ceremoninë solemne me rastin e dhënies së Çmimit Letrar “Beqir Musliu” për vitin 2014, fitues i së cilit kësaj here është shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë nga Shkupi, Nehas Sopaj ka thënë Sabit Rrustemi organizator. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.