Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi nominohet si pikë e kontaktit për “Horizon 2020”
Prishtinë – Me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, u nominua si Pikë Kombëtare e Kontaktit (PKK) për Programin Kornizë të BE-së për Kërkime dhe Inovacion “Horizoni 2020” në Kosovë, për sektorin – Teknologjitë e reja dhe të së ardhmes/ Teknologjia e Informimit dhe Komunikimit (TIK).
Ky vendim është nënshkruar nga ministri Ramë Buja./rajonipress/


