United Hospital

USA Today: Saranda një nga 10 portet e bukura për të cilin nuk keni dëgjuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dhjetë portet për të cilat nuk mund të keni dëgjuar më parë. Kështu titullohet shkrimi i agjencisë së lajmeve “USA Today”, ku në vendin e tetë renditet porti i Sarandës.

Do të ketë gjithmonë nga ata vizitorë që duan të vizitojnë porte që janë provuar dhe dëgjuar më parë. Por, ka dhe nga ata që duan të shkojnë diku tjetër, në një vend unik. Linjat e lundrimit të cilat shëtisin me anijet e tyre nëpër botë, shohin destinacione të reja dhe interesante turistike.

“Disa nga këto porte të reja janë në kategorinë e vendeve që ju ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë, por kjo nuk do të thotë se ato nuk do të përfundojnë ndër portet tuaj të preferuara”, shkruan media e huaj, “USA Today”.

Më poshtë janë 10 portet, për të cilat shumë njerëz nuk mund të kenë dëgjuar më parë, ku në vendin e tetë është renditur dhe porti i Sarandës.

1. Apia, kryeqyteti i Samoas. Ky qytet ndodhet në ishullin e Upolusë

2. Muara, qyteti kryesor në Sulltanatet e Bruneit

3. Cotonou, kryeqyteti i Republikës Perëndimore të Afrikës në Benin

ARKATANA

4. Bandol, një perlë e vogël në Francë

5. Aitutaki, në ishujt ‘Cook’, në Paqësorin Jugor

6. Thorshavn, kryeqyteti i ishujve danezë, Faroe

7. Sibenik, në qendër të bregdetit Adriatik në Kroaci

8. Sarandë, në Shqipëri, pranë Korfuzit

9. Nuku’Alofa, në një mbretëri të vogël në Paqësorin Jugor

10. Korsakov, një qytet rus i Lindjes së Largët

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.