MAShT-i me Udhëzim administrativ për parandalim të kopjimit në test të maturës
Testi i maturës do të anulohet në pjesën ku MAShT-i vërteton se ka pasur kopjim.Udhëzimi administrativ do të parashohë që çdo maturanti që i zihet telefoni gjatë testit do t’i ndalohet hyrja në test prej tre deri në pesë vjet.
Ekspertë të arsimit shprehen skeptikë se a do të mundet ai të zbatohet në ditën e dytë të testit, më 28 qershor, shkruan Koha Ditore.
Në MAShT kanë bërë të ditur se testi do të anulohet vetëm në qendra ose pjesërisht brenda një qendre, në ato raste ku ministria e vërteton se ka pasur kopjime.


