Fundamenti

Kryeparlamentari bllokon krijimin e qeverisë së opozitës!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Partia Demokratike e Kosovës e cila doli fituese në zgjedhjet e 8 qershorit, nuk është duke qëndruar duarkryq karshi përpjekjeve të tri partive opozitare, LDK-së, AAK-së e NISMA-s të cilat me anë të një koalicioni synojnë të marrin qeverisjen e vendit. PDK në këtë rast është përqendruar tërësisht te veprimi i parë, e që është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Gazeta Tribuna merr vesh se kjo parti ka angazhuar edhe juristë me përvojë jo vetëm nga Kosova, por edhe ndërkombëtarë për të dhënë interpretime, nëse tri partitë opozitare mund të bashkohen dhe ta marrin pozitën e kryeparlamentarit. Këta të fundit kanë dhënë interpretimin e tyre në një dokument të cilin e posedon edhe gazeta.

Mobi Casa

Aty precizohet se posti i kryeparlamentarit i takon vetëm partisë fituese. “Në ditën e konstituimit të Kuvendit, përbërja e Kuvendit (grupet parlamentare) duhet të shprehin vullnetin e shprehur në zgjedhje. Shkrirjet e disa grupeve në një grup të vetëm, mund të bëhet pas seancës konstituive, gjegjësisht pas zgjedhjes së organeve të Kuvendit”, thuhet në fillim të dokumentit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.