ARKATANA

Poezi përkushtimi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Me rastin e promovimit të librit “Opinione II” të autorëve Flamur Hyseni e Burim Haliti, në Gjilan, më 14.06. 2014 :

Dy shtylla të drejtësisë universitare
N’ Universitetin e “Kadri Zekës “ –
S’ ndanë drejtësi “Kanuni i Lekës” !
S’ ndajnë drejtësi ma pleqtë në male ,
Por kuadrot profesionale !

Në Gjilan dhe regjione –
Do t’ lexojmë në “Opinione “ !
Do t’ mësojnë rrafshi e Malësia –
Se si duhet ndarë Drejtësia !
Ndër juristët e këtij veni –
Shtyllë e fortë Flamur Hyseni !

Hidromorava

Aty ku ligjëron Flamuri –
Frymon lirshëm guri e druri !
Drejtësinë n’ vepër e skaliti –
Udhërrëfyesi Burim Haliti !
Ku ligjëron Flamuri e Burimi –
Mbretëron paqja dhe durimi !
Zemrat tona nga hareja –
Urojnë shumë vepra të reja !
Urojnë prindër dhe student –
T’ kem n’ Drejtësi më shumë ekspert !

Gjilan, më 14 . 06. 2014. Demir Krasniqi