Hidromorava

PDK: Vrasja e Elvisit, një akt kriminal i pashembullt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Partia Demokratike e Kosovës mori me pikëllim të thellë lajmin e hidhur të vrasjes mizore të kandidatit të saj për deputet, Elvis Pistës. PDK thotë se kjo është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë dhe një akt kriminal i pashembullt që ka tronditur gjithë opinionin publik të Kosovës.

Duke reaguar ndaj vrasjes së Elvis Pistës, PDK kërkon që autorët e saj të marrin ndëshkimin më të rreptë me të gjithë forcën e ligjit.

Duke pritur me padurim zbardhjen e rrethanave, PDK i shpreh ngushëllime të sinqerta dhe solidaritetin më të madh familjes së mikut dhe bashkëpunëtorit të ndjerë dhe jemi pranë tyre për të lehtësuar sadopak dhimbjen e tmerrshme.

Mobi Casa

Në këto momente të dhembjes, PDK ndihet krenare që ka pasur në mesin e saj një aktivist të vyer e të dashur si Elvis Pista dhe e konsideron ndarjen e tij nga jeta një humbje shumë të madhe për të gjithë.

Ne, kolegët e tij të partisë, si dhe të gjithë qytetarët e Rahovecit do ta përkujtojnë përherë Elvis Pistën me respektin dhe konsideratën më të lartë, thuhet në kumtesën e PDK-së. /Telegrafi/