Fundamenti

Hashim Thaçi, ka më shumë vota se Haradinaj, Kurti e Limaj bashkë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Hashim Thaçi mbetet lideri më i votuar në Kosovë që nga viti 2007. Ai ka lënë prapa kundërshtarët e tij e politikë, që tash po duan të bashkohen në një koalicion me Isa Mustafën, i cili ka rreth 84 mijë vota.

Kryetari i PDK-së, nga rreth 75 për qind të votave të numëruara për kandidatë ka marrë 106 mijë e 978 vota.

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së ka marrë 83 mijë 738 vota.

I treti më i votuar nga liderët partiak është Albin Kurti me 42 mijë 467 vota.

Ramush Haradinaj, që po pretendon të bëhet kryeministër ka marrë vetëm 35 mijë e 654 vota.

Fatmir Limaj, që u nda nga PDK-ja ka marrë vetëm 19 mijë e 342 vota.

ARKATANA

Nga liderët tjerë të partive politike në Kosovë votat janë kështu:

Behgjet Pacolli – 13,313

Ferid Agani – 5,849

Avni Klinaku – 4,639

Visar Arifaj – 422