UBT

Të shtunën promovohet libri “Opinione II” i autorëve Flamur Hyseni e Burim Haliti

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – ISLD – Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike (ISLD) të shtunën organizon promovimin e librit publicistik “OPINIONE II” të autorëve Flamur Hyseni e Burim Haliti. Libri përfshinë punimet dhe analizat e përbashkëta për çështje juridike, politike, financiare dhe sociale, dhe poashtu edhe analizat individuale të autorëve po nga këto fusha.

Promovimi i librit bëhet të shtunën më 14 qershor 2014 duke filluar prej orës 12:00 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan në sallën e konferencave A-34, kati i tretë.

ARKATANA

Për të gjithë të pranishmit autorët do të dhurojnë nga një libër. Ndryshe libri “Opinione II” përmban shkrimet e publikuara në gazetat ditore, revista javore, mujore dhe agjenci telegrafike brenda dhe jashtë Kosovës të cilat janë të kodifikuara në një tekst unik duke përfshirë periudhën kohore nga prilli 2012 – prill 2014.

Natyra e analizave profesionale – opinioneve ka të bëjë me trajtimin e proceseve juridike, ekonomike, politike dhe sociale në aspekt profesional dhe analitik./rajonipress/