Eko Higjiena

Ansambli “Gjilani” kurorëzohet me çmime në Festivalin “Kaçaniku 2014”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani”, nga qyteti i Gjilanit, është nderuar me Çmimin “Orkestra dhe Grupi i Këngëtarëve më të mirë”. Ky festival mbahet për shumë vite me radhë në qytetin e Kaçanikut dhe kishte karakter garues, derisa pjesëmarrës ishin edhe Ansamble dhe grupe nga e gjithë hapësira Shqiptare thotë Nehat Fertai kryetar i ansamblit.

Sipas tij konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë, por serioziteti dhe përgatitjet e Ansamblit “GJILANI “për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, por dhe në paraqitjet e tjera nëpër festivale të ndryshme bën që të shpërblehet mundi i të gjithë pjesëmarrësve.

Ansambli “GJILANI” në këtë ngjarje kulturore është paraqitur me këngë e valle, doke dhe zakone Autoktone nga treva e Anamoravës dhe Karadakut.

ARKATANA

Përfaqësuesit e Ansamblit mendojnë se nga juria profesionale nuk kanë qenë të vlerësuar ashtu siç e merituan sepse mund të ketë dekurajim tek të rinjtë për punën vullnetare dhe me shumë mund që bëhet.

Sidoqoftë organizimi i Festivalit dhe mikpritja kanë qenë të jashtëzakonshme nga organizatori i Festivalit.

Programi Artistik është realizuar nga këshilli artistik i Ansamblit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.