Futbollistët e “Intelektualët” e Dritës urojnë drejtorin e tyre
Gjilan – Futbollistët e Dritës dhe tifozët “Intelektualët”, sot kanë përgatitur një befasi për drejtorin e klubit Feti Murseli.
Murseli sot nga futbollistët dhe “Intelektualët” ka pranuar urimet më të ngrohta për ditëlindje, ata si dhuratë kishin përgatitur një tortë me emblemën e Dritës.
Murseli për këtë urim të veçantë ka thënë.:”Jam ndier shumë mirë që futbollistët dhe “Intelektualët” më kanë bërë këtë befasi të këndshme për ditëlindje, për këtë jam i nderuar shumë ndërsa ne së bashku do të ecim rrugës tonë”. /sylejman ismajli/rajonipress/


