ARKATANA

Afrim Tovërlani: Kërkojmë tri pikë ndaj Dritës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Kampioni aktual i Kosovës në futboll Feronikeli nga Skenderaj, do të jetë mysafire të dielën në ballafaqim me Dritën, në kuadër të Javës së 19-të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Kampioni aktual Feronikeli, gjatë tërë javës është përgatitur maksimalisht për tu përballur me skuadrën e Dritës.

Uji Dea

Feronikelit në këtë sfidë do ti mungojnë tre futbollist kryesor të skuadrës Maliqi, Zhdrella e Kurtishaj.

Trajneri i Feronikelit Afrim Tërvolani lidhur me këtë ndeshje ka deklaruar.
“Do të jemi të hendikepuar pa tre futbollist ndaj Dritës, ne do të zhvillojmë një ndeshje me ata futbollist që i kam në dispozicion, kërkojmë tri pikë nga kjo përballje edhe pse e di se do të jetë shumë vështirë pasiqë si neve njëashtu edhe Dritës i duhen pikët si asnjë herë më parë, mendoj se do të jetë një ndeshje e mirë, dhe le të fiton më i miri”./sylejman ismajli/rajonipress/