Hidromorava

Shaqa e Januzaj, në mesin e 32 yjeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Xherdan Shaqiri për Zvicrën e Adnan Januzaj për Belgjikën. Të dy lojtarët nga Kosova bëjnë pjesë në mesin e 32 yjeve të Kampionatit Botëror ‘Brazil 2014’. Uebfaqja ‘edition.ccn.com’, ka përfshirë lojtarët në mesin e 32 të tjerëve, të cilët i ka vlerësuar si më të mirët e këtij kampionati.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe Neymar, Diego Costa, Luis Suarez, Yaya Toure, Balotelli, Poba, Di Maria etj.

UBT

“Zviceranët nuk kanë shumë lojtarë që posedojnë fuqinë e eksplodimit në sulm (vetëm një lojtar ka shifër dyshifrore të golave), por këtë mund ta ndryshojë 22-vjeçari, i cili krahasohet me top-sulmuesit botëror. Çka nuk keni dëgjuar për të? Tri arsyet: Franck Ribery, Arjen Robben dhe Thomas Mueller. Disa prej lojtarëve më të mirë në botë janë të sulmuar nga mesfushori Shaqiri në klubin e Bayernit. Leksion i mirë për një yll që po lulëzon”, është përshkrimi i ‘edition.ccn.com’, për Xherdan Shaqirin.

“Belgët janë të rinj, por jo më të rinj se sa tinejxheri i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj. Me vetëm një paraqitje për Përfaqësuesen e tij, dhe i rrethuar nga disa yje të lart të futbollit, 19-vjeçarin nuk mund ta shohim shumë në fushë. Por, konsiderojeni këtë. Në debutimin e tij si titullar me Manchester Unutedin, kur ishte 18-vjeçar, ai shënoi dy gola në fitoren 2:1 ndaj Sunderlandit. Në moshën 6-vjeçare ai kishte shënuar 17 gola në një ndeshje. Prandaj, nëse i jepet hapësisë, atij me siguri nuk do t’i mungojë fati e vetëbesimi”, vlerësohet Januzaj…(Tribuna – Arena).