FIDANISHTJA

Presidenti i UBT-së, paraqiti dy punime shkencore, si dhe udhëhoqi sesionin për ICT

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Kërkimi dhe edukimi – Sfidat drejtë së ardhmes” ICRAE 2014, e organizuar nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër të Shqipërisë.

Presidenti i UBT-së, ka udhëhequr sesionin shkencor për ICT, si dhe ka prezantuar dy punime shkencore “Zhvillimet e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit, një Studim Krahasues për Shqipërinë dhe Kosovën” si dhe “Zhvillimet e Menaxhimit, Sipërmarrjes dhe Edukimit inovativ në shkollat jo biznesore, raste studimore në UBT”.

Synimi kryesor i kësaj konference, ishte promovimi i zhvillimit të procesit të edukimit e të kërkimit shkencor.

ARKATANA

Pjesëmarrës në këtë konferencë kanë qenë studiues nga 26 shtete të botës, të cilët kanë referuar në temat kryesore lidhur me: TIK (Teknologji e Informimit dhe e Komunikimit), Media dhe Komunikim, Filologji, Sporte, Shkenca Shoqërore, Kërkim Shkencor, Albanologji, Art, Arkitekturë, Kulturë, Arsim i Lartë etj.

Hajrizi ka mbajtur edhe fjalimin e përmbylljes së kësaj konference./rajonipress/