Kuçi: Misioni i Ri e ka garantuesin e vetë, Hashim Thaçin
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, ka theksuar se qytetarët e Kosovës përmes votës së tyre ia kanë besuar edhe njëherë pozitën e kryeministrit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi.
Ai ka thënë për Telegrafin se “pozita e kryeministrit është vullnet i qytetarëve dhe jo punë matematike”.
“Ne dhe secili duhet ta implementojmë këtë projekt. Misioni i Ri e ka garantuesin e tij, që është kryeministri Hashim Thaçi”, ka thënë Kuçi. /Telegrafi/


