Bytyqi shënon gol për Austrinë
Sinan Bytyqi ka shënuar gol në fitoren 3:1 të Austrisë U19 ndaj Norvegjisë U19 në kuadër të Elite Round të Kampionatit Evropian.Sulmuesi i ri kosovar, Sinan Bytyqi, po tregohet tejet efikas edhe në fanellën e Përfaqësueses së Austrisë.
Pas formës fantastike që pati me Manchester Cityn, Sinani tregoi një paraqitje tejet të mirë edhe me Austrinë U19.
Bytyqi realizoi gol në fitoren 3:1 të austriakëve ndaj Norvegjisë U19 në kuadër të Elite Round të Kampionatit Evropian.
Sinani shënoi golin e tretë të Austrisë U19 në minutën e 43-të të takimit.

