Behrami pranon ofertën e Interit
Valon Behrami është shumë afër transferimit te Interi, me mediat italiane të cilat raportojnë se kosovar ka pranuar ofertën ‘zikaltër’.Mesfushori kosovar, Valon Behrami, ka pranuar që në stinorin e ri të luajë në fanellën e Interit.
Siq raporton La Gazzetta dello Sport, agjenti i Behramit ka arritur marrëveshje me krerët ‘zikaltër’ dhe tani ka mbetur që Interi të arrijë marrëveshje edhe me Napolin.
Presidenti i kësaj të fundit, De Laurentiis, kërkon 10 milionë euro për Valonin, shumë e cila është e madhe për Interin.
Ndryshe, këta të fundit gjithashtu janë në rrugë të mbarë ta rikthejnë në skuadër edhe Jonathan Biabianyn nga Parma.


