ARKATANA

Familjarët: Arbenitën as në varr nuk po e lënë të qetë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shumë gra, nëna, motra, gra shtatzëna, janë solidarizuar të premten në protestën me moton :”Drejtësi për Arbenita Spahiun”. Familjarët dhe protestuesit e shumtë kanë kërkuar që Gjykata të vendos drejtë për rastin sepse siç u shprehën ata nuk mund të ketë qetësi familja pa një drejtësi të mirëfilltë në këtë rast.

Në protestën me moton :”Drejtësi për Arbenita Spahiun” u tha se Arbenita sot një vit vdiq pikërisht për shkak të mungesës dhe tretmanit me kohë mjekësor. Shumë nëna, gra, motra e gra shtatzëna janë solidarizuar me protestën derisa Arlinda Spahiu në emër të familjes ka treguar tërë kronologjinë e rastit tragjik të Arbenita Spahiut, raporton rajonipress.

“Në qytet dhe në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër gjinekologeve janë thënë shumë të pavërteta rreth vdekjes tragjike të Arbenitës. E vërteta është se ajo vdiq në mungesë të dorës së mjekëve dhe për shkak të keqtrajtimit mjekësor. Mjeket përgjegjëse Vjollca Kosumi, Mexhide Shaqiri e Hamide Zeqiri janë përgjegjëse për vdekjen e Arbenitës dhe ne nuk mund të rrimë të qetë derisa drejtësia nuk shkon në vendin e duhur” tha ajo.

Arlinda Spahiu tha se Arbenitën as në varr nuk po e lënë të qetë. “Gjinekologu Tefik Dërmaku edhe pse e ka pasur kliente në Gjykatë ka deklaruar se nuk e njeh. Është fshirë një mesazh shumë relevant nga telefoni i Arbenitës. Dikush ka fshirë qëllimisht provat. Arbenita nuk arriti ta shoh foshnjën e pagëzuar me emrin Deti sepse mjekët e lanë të priste gjatë për ndihmën e nevojshme”.

UBT

Familjarët kanë kërkuar që Gjykata të veprojë sipas provave, të veprojë sipas ekspertizës e cila i bënë përgjegjëse mjeket gjinekologe.

Ndryshe edhe protestuesit janë solidarizuar me protestën dhe me kërkesën kryesore që “Pa drejtësi nuk ka qetësi”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.