Hidromorava

Skuadra të reja, në garë për Xhakën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Skuadra të reja janë futur në garë për të transferuar Granit Xhakën, ka njoftuar sajti “fussball.ch”.

Për reprezentuesin e Zvicrës së fundi po shfaq interes Lazio që edhe më herët ka përcjellë gjendjen e Xhakës. Xhaka pritet të largohet nga Borussia Moenchengladbach, ndërsa Lazio është duke kërkuar një mesfushor me tipare të tij.

Ai mund t’i kushtojë Lazios rreth 10 milionë euro. Për Xhakën 21-vjeçar, po interesohet edhe Spartaku i Moskës. Por gjasat më të mëdha janë që Xhaka të kalojë tek Interi. Ai ka kontratë me Moenchengladbachun deri në verë të vitit 2017.

UBT

Ndërkohë, disa mediume zvicerane nuk po kursejnë Xhakën para botërorit. Gazeta e njohur “Blick” ka shkruar të premten për një foto të publikuar në “facebook” në të cilën shihej një diler i drogës në shoqërinë e Xhakës.

Për këtë foto është raportuar të jetë bërë të enjten në një promovim që Xhaka dhe lojtarë të tjerë të përfaqësueses patën në Basel. Gjatë ceremonisë, lojtarët bënë foto me shumë tifozë. Dileri, për të cilin është raportuar të jetë serb, është dënuar dhe pritet të vuajë burgun rreth katër vjet.
©KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.