United Hospital

LVV: Qeverisja Haliti ka dështuar në realizimin e një qeverisje të drejtë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Logjika e përfitimit politik prej institucioneve publike, po shkakton nё vazhdimësi dëme tё konsiderueshme nё komunën e Vitisë. Kjo logjikё manipuluese përpos që ishte shprehur nё Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” për parregullsi nё Viti, ajo ёshtё bartё si në çdo institucion ashtu dhe nё Sektorin e Pylltarisë thuhet në reagimin e LVV dega në Viti.

Sipas LVV u raportua nё media për ndaljen dhe arrestimin nga ana e Policisë sё Kosovës për zyrtarin e pylltarisë Kadri Ismajli, nё Viti, për manipulim pёrkatёsishtё tjetërsim tё lёndes sё madhe drunore. Për informim Kadri Ismajli, është figurë e ngushtë e qeverisjes Haliti, që duke shfrytëzuar pushtetin e bashkёpartiakut të tij, keqpërdor detyrën zyrtare për përfitim material, përkatësisht shitje në mënyrë të paligjshme të masës drunore.

Sipas raportimit vjedhjet e lёndes drunore ishin zhvilluar në oborrin e Ekonomisë Pyjore, ku edhe ishin deponuar nё sasi pasi që i ishin konfiskuar prerësve ilegal në komunën e Vitisë.

Arrestimi i përgjegjësit nё Sektorin e Pylltarisë për keqpërdorim me detyrën zyrtare pёrbёn edhe një hap mё shumë drejt pasqyrimit tё vёrtetё tё qeverisjes Haliti. Kjo qeverisje ka dështuar nё realizimin e një qeverisje tё drejtё, pasi mënyra e ekzekutimit tё qeverisjes apo politikave ёshtё tipike manipulative, madje një fenomen i tillë çdo ditë e më shumë arrinë tё del në sipërfaqe.

Eco Higjiena

Kështu që përfitimi politik dhe material përmes pozicioneve publike, dhe pretendimi për tё mbuluar dështimet e njëpasnjëshme janë çështje tё cilat do i shёrbёjnё qytetarëve në masë si arsye për ndëshkim tё kësaj qeverisje lokale tё Sokol Halitit.

Pra, për gjendjen e rënd nё çdo sektorë dhe papërgjegjësinë e treguar, kryetari Haliti do e mbajё pёrgjegjёsinё e trefishtë, si juridike, sociale nё kuptimin e njё gjyqi qytetarë ashtu edhe nё at moral.

Ne si lëvizje VETЁVENDOSJE! qendra nё Viti, theksojmë se keqpërdorimet me pronën publike bartin njëkohësisht dhe pёrgjegjёsinё penale, por për rastin nё fjalё si dhe gjithë keqpërdorimet tjera fjalën përfundimtare do ta kenë organet e shtetit, që tashmë e sa kohë kanë argumente valide thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje dega në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.