Fundamenti

UBT përuroi Qendrën e Kompetencës Inovative për Modelim dhe Simulim

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Në UBT, u bë përurimi i Qendrës së Kompetencës Inovative për Modelim dhe Simulim, me ç’rast fjalimin hyrës inaugurues, para të pranishmeve e ka mbajtur presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, dhe më pas profesorët e nga Universiteti Teknik i Vjenës, dhe universiteteve tjera partnere.

Nga folësit kjo qendër u cilësua e rëndësisë së veçantë dhe me një koncept të re, si një urë bashkëpunimi ndëristitucional, dhe për t’i ndihmuar vendit tonë që dhe rajonit e më gjerë.

Duke folur para të pranishmëve: përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës, atyre ndërkombëtare, përfaqësuesve të medieve, profesorëve dhe studentëve të UBT-së dhe të ftuarve të tjerë, presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, pasi iu ka uruar mirëseardhje ka thënë se UBT-ja është një institucion modern dhe inovativ në Republikën e Kosovë, që i ka përparësitë e institucioneve të njohura ndërkombëtare, ngase jo vetëm që ofron programe të një cilësie të lartë studimesh, dhe Institute, por tash e tutje e ka edhe Qendrën e Kompetencës Inovative për Modelim dhe Simulim, që mbështetë çdo fakultet që merret me simulim, modelim dhe optimizëm.

Hajrizi më tej ka shtuar se është qendër e veçantë, dhe qendër tash e tutje mund të bashkëpunojë edhe me qendrën “UBT STATS”, e cila merret me mbledhjen, organizimin dhe publikimin e të dhënave statistikore. “UBT SIM’ do të jetë simulimi i modeleve, vizualizimi, parashikimi dhe optimizmi i vendimmarrjes. Këto lloj kërkimesh do të çojnë në më shumë publikime. Krijimi i modeleve për shpjegimin e problemeve dhe fenomeneve që shohim sot në shoqëri, për shembull health care, nuk e dimë sa kushton, si zhvillohet procesi, çmimi i barnave, po ashtu çështja e burimeve, nuk e dimë si po menaxhohen sepse nuk kemi modele”, ka thënë ai.

Fundamenti

Hajrizi, ka deklaruar se ky është misioni dhe qëllimi që të bëhet qendra kryesore e modelimit-simulimit në Ballkanin Perëndimor.

Me prezantime e tyre, rreth kësaj qendre, janë paraqitur edhe profesorët ndërkombëtarë nga Universiteti Teknik i Vjenës, prof. dr. Felix Breitenecker, njëherësh përfaqësues i EUROSIM-it, Nikki Popa, Andreas Korner dhe profesorët e UBT-së, si Mentor Geci etj.

Po ashtu një fjalë përshëndetëse e mbajti edhe drejtori i Departamentin e Shkencës ne Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë , Murtez Osdautaj.

“UBT SIM” u themelua si rezultat i një bashkëpunimi të përbashkët me Universitetin e Vjenës e Teknologjisë – Divizionit Matematikë- Modelimi dhe Simulim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.