Hidromorava

Ish profesori Osman Ramushi pritet ngrohtësisht nga Gjimnazi “Zenel Hajdini”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Tash disa ditë në Kosovë dhe në Gjilan po qëndron mysafiri nga Turqia, njëri ndër profesorët e parë shqiptar, Osman Ramushi (Elibollu). Profesor Osman Ramushi deri në fund të viteve të ’60-ta ishte profesor i lëndës së Gjeografisë në Gjimnazin ”Zenel Hajdini” në Gjilan.

Osmani, është nga fshati Llashticë e Gjilanit, për në Turqi kishte migruar në vitin 1969, atëherë kur edhe i kishte ikur shkuarjes në shërbimin ushtarak Jugosllav. Migroi në Bursa, atje me një punë dhe angazhim të madh me prindërit, vëllezërit arriti jo vetëm që të krijojë një standard të mirë jetësor por, krijoi një biznes dhe tash e disa vite njihet si afarist mjaft i suksesshëm jo vetëm në Bursa të Turqisë, por edhe në mbarë Turqinë.

Profesor Osmani me punën e tij prej profesori në Gjimnazin “Zenel Hajdini” kishte lënë mbresa të pashlyeshme tek nxënësit e tij, pjesa më e madhe e tyre tani janë të pensionuar dhe të cilët me pietet e përkujtojnë atë dhe ligjëratat e tij në Gjuhën Shqipe nga se ishte ndër gjeografët e parë shqiptar të kësaj ane.

Profesor Osman Ramushi të shoqëruar nga Hajredin Gashi dhe Islam Osmani (gazetar), sot vizituan Gjimnazin, dhe ata i mirëpriti drejtori i Gjimnazit z. Sami Hoxha.

Uji Dea

Në fillim të vizitës drejtori Sami Hoxha e njoftoi profesor Osmanin, për ecurinë e zhvillimit të arsimimit në këtë institucion shkollor, që nga fillimi e deri tek ditët e sotme. Drejtori Sami Hoxha potencoi se Gjimnazi në fjalë ka 1 mijë e 200 nxënës dhe me ta mësimin edukativo –arsimor e zhvillojnë 67 profesor-punëtorë që të gjithë me kualifikim përkatës profesional.

Por profesor Osmani nuk ishte mysafir vetëm i drejtorit Sami Hoxha, por atë e mirëpritën i gjithë kolektivi aktual i Gjimnazit, të cilët profesor Osmanit i bënë një mikpritje që do mbahet mend gjatë.

Ata përkundër asaj që nuk e njihnin, por nga kureshtja për të dhe punën e tij prej profesori dhe afaristi i njoftoi drejtori Samiu dhe vet profesor Osmani.

Mysafirit nga Turqia- Llashticasit, Osman Ramushit, ish profesorit të këtij Gjimnazi drejtori Sami Hoxha ia dhuroi në shenjë përkujtimi librin e Tefik Selimit-Monografinë -Gjimnazi “Zenel Hajdini”i Gjilanit (1945-2015), e cila u botua me rastin e shënimit të 70 – vjetorit të ekzistimi të kësaj vatreje shkollore në Komunën e Gjilanit./islam osmani/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.