Besa Famiglia mposht Dritën
Gjilan – Në javën e 16 të Superligës së Kosovës në hendboll, hendbollistët e Dritës nuk arritën t`i bëjnë ballë skuadrës së pa mposhtur nga Peja Besa Famiglia e cila mposhti “bardh e kaltërtit” e Dritës me rezultat 21-30.
Besa Famiglia edhe njëherë dëshmoi se në hendbollin e Kosovës është e pamposhtur, por hendbollistët e Dritës në paraqitjen e saj dëshmuan se është një skuadër e fort me individ të dalluar por me gjithë angazhimin nuk arritën të bëjnë befasi.
Hendbollistët e Dritës gjatë tërë takimit u angazhuan maksimalisht, në radhët e Dritës edhe njëherë u dëshmua Gzim Misimi i cili shënoi 9 gola, ndërsa tek mysafirët më i dalluari ishte Biljaka me 6 gola.
Hendbollistët e Dritës në javën e 17 do të jenë udhëtues në Podujevë, ku do të takohet me Llapin i cili nga 16 ndeshje të zhvilluara ka vetëm 2 fitore dhe me plot të drejt hendbollistët e Dritës presin fitore.
Skuadra e Dritës edhe me tutje ndan pozitën 3-4 me Kastriotin e Ferizajit me nga 22 pikë ndërsa Trepça e Mitrovicës në pozitën e dytë me 25 pikë./rajonipress/


