Hasan Rashiti takohet me përfaqësuesit e USAID-it
Kllokot – Nënkryetari i Komunës së Kllokotit, Hasan Rashtiti është takuar me përfaqësuesit e USAID-it Amerikan, për të diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për realizimin e projekteve në këtë vit.
Takimi kishte si qëllim, informimin rreth implementimit të projekteve të realizuara nga USAID-i në Komunën e Kllokotit dhe bashkëpunimin e ardhshëm në programimin ”Ta ndërtojmë Kosovën së bashku”.
Rashiti falënderoj përfaqësuesit e këtij program dhe njëkohësisht u shpreh mirënjohës për projektet e realizuara në këtë komunë.”Falënderoj përzemërsisht përfaqësuesit e këtij programi: “Ta ndërtojmë Kosovën Së bashku” dhe njëkohësisht si institucione komunale jemi mirënjohës në përkrahjen e vazhdueshme të kësaj zyre”u shpreh Rashiti./rajonipress/


