PDK e shqetësuar me keqpërdorimet nga ana e zyrtarëve komunal në Viti
Viti – Dega e PDK-së është e shqetësuar me keqpërdorimet që po ndodhin në njësinë e pyjeve (pylltarinë) në Viti. Para disa muajve kryetari i komunës, Sokol Haliti emëroi ushtrues detyre një militant partiak dhe prej atëherë filluan keqpërdorimet dhe pa procedura ligjore e tenderuese u shitë masa drunore e konfiskuar.
Sokol Haliti që prei ardhjes në pushtet vazhdimisht po njollos imazhin e komunës së Vitisë dhe po shfrytëzon institucionet publike për përfitime personale.
Sot u raportua në media për arrestimin e ushtruesit të detyrës së pylltarisë në Viti, për tjetërsimin e masës drunore.
Përgjegjësia morale dhe juridike bie edhe mbi Sokol Halitin dhe Prokuroria shtetërore do duhej të zgjeroi pistën e hetimeve.
Për Degën e PDK-së në Viti prona publike është e shenjtë dhe kërkojmë marrjen e gjitha masave të duhura ligjore në mënyrë që në këtë institucion dhe institucionet tjera të kthehet rendi dhe ligji, por është vërtetuar se me këta njerëz në qeverisje kjo është e pamundur thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Viti./rajonipress/


