Gratë e AKR- së i japin përkrahje masovike protestës “Drejtësi për Arbenita Spahiun”
Gjilan – Në takimin e kryesisë së forumit të gruas së AKR- së në Gjilan është vendosur që të përkrahet në mënyrë masovike protesta për Arbenita Spahiun e paralajmëruar të mbahet më 3 mars 2017.
Forumi i Gruas i AKR-së në Gjilan i ka dhënë mbështetje protestës së familjarëve të Arbenita Spahiut e cila do të mbahet më 3 mars nën moton “Drejtësi për Arbenitën”.
Ndryshe, Arlinda Spahiu në emër të familjes ka kërkuar nga të gjitha gratë, nënat dhe OJQ që merren me forumet e grave t`i bashkëngjiten protestës për drejtësi për Arbenita Spahiun që pritet të mbahet më 3 mars 2017 në orën 12.00 para teatrit të qytetit në Gjilan.
Në njoftim thuhet: Në emër të familjes Spahiu njoftojmë të gjitha forumet e grave të partive politike dhe gjitha organizatat joqeveritare, nënat edhe ato të cilat presin të kenë emrin nënë, të ngrisim zërin së bashku dhe të kërkojmë DREJTËSI për ARBENITEN.
Protesta do të mbahet më 3 Mars ora 12 para teatrit në Gjilan./rajonipress/

