Uji Dea

Shkëlqimi i futbollistëve shqiptarë në Evropë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Milot Rashica, Taulant Xhaka, Armando Sadiku, Etrit Berisha e Besart Berisha ishin disa nga futbollistët shqiptarë që lanë gjurmë këtë javë.

Futbollistët shqiptarë gjithnjë e më shumë po janë protagonistë në ligat evropiane, por edhe më gjerë shkruan albinfo.ch.

Milot Rashica shkëlqeu për Vitessen dhe ndihmoi skuadrën e tij me një gol të bukur, derisa gjithashtu hyri në formacionin e javës në Holandë, që nuk është hera e parë për të.

Në Zvicër si gjithmonë futbollistët shqiptarë vazhdojnë me gola dhe lojëra të bukura. Armando Sadiku ndihmoi ekipin e tij të shënojë fitore dhe hyri në formacionin e javës në Superligën zvicerane nga ‘Blick’.

UBT

Në mesin e 11 lojtarëve më të mirë ishte edhe mesfushori i Baselit, Taulant Xhaka, që si gjithmonë është titullar për skuadrën e tij.

Etrit Berisha gjithashtu shkëlqeu për Atalantan në Serie A, kurse Besart Berisha ka shkëlqyer në Australi, duke shënuar një tjetër gol për skuadrën e tij, Melbourne Victory.

Shkëlqimi i futbollistëve shqiptarë në Evropë