FIDANISHTJA

Zenun Pajaziti për Demarkacionin: Kurrë s`ka pasur, as s`ka kërcënime në PDK

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti është i bindur se brenda partisë së tij nuk ka pasur asnjëherë kërcënime sa i përket votës së deputetëve për votim të marrëveshjes së demarkacionit.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Pajaziti ka thënë se brenda PDK-së nuk ka kërcënime, kurse është shprehur se nëse diçka e tillë i ndodhë dikujt, duhet t`i drejtohen organeve të drejtësisë.

“PDK-ja nuk i ka bë asnjë lloj kërcënimi askujt. Asnjë lloj kërcënimi askujt askush nuk i ka bë. Asnjëherë në PDK nuk ka ndodhur kjo. Nëse ka kërcënime me to duhet të merren organet e drejtësisë. Të gjithë ata që kanë një diçka e tillë që ju ka ndodhur, është mirë të lajmërohen organet kompetente. Deputetët duhet të lihen të lirë të vendosin dhe ta japin votën e tyre”, ka thënë ai.

Sipas Pajazitit, edhe deputetët që e kundërshtojnë këtë marrëveshje duhet të përzgjedhin gjuhën, që të mos i fyejnë të tjerët.

Mobi Casa

Kurse, thotë ai, nëse dikush del nga gjuha politike, janë organet kompetente për sundim të ligjit që duhet të merren me këto çështje.

“Është mirë që edhe ata që mbajnë qëndrim që mos ta votojnë demarkacionin, ta përzgjedhin gjuhën e tyre, që të mos jetë gjuhë që e kërcënon tjetrin ose e fyen tjetrin qoftë në baza politike ose etnike, ose baza të tjera ideologjike. Unë nuk po dua të besoj se ka kërcënime të tilla. Nuk dua të besoj që në vendin tonë, ku kemi marrë vendime të rënda, i kemi kaluar pa asnjë tension, të kemi kërcënime të tilla. Por, nëse ka më shumë se sa gjuha politike që mund të dalë nga unë apo nga çdokush, duhet të merren organet e sundimit të ligjit”, është shprehur ai për “Indeksonline”.

Ndryshe, është deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj e cila ka deklaruar se ka marrë kërcënime përmes telefonit, ku i kërkohet të mos e votojë demarkacionin, ose nuk ka vend në Deçan (vendi prej nga vjen ajo). /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.