United Hospital

Chelsea interesohet për Celinën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sipas medieve angleze menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho, po interesohet për reprezentuesin e Kosovës, Bersant Celinën. Ky i fundit është pjesë e Manchester Cityt.
Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina ka zgjuar interesimin e menaxherit të Chelseas, Jose Mourinho, raportojnë mediat britanike.

Thuhet se anëtari i Akademisë së Manchester Cityt është vëzhguar nga disa skautë të klubit londinez, të cilët kanë mbetur të impresionuar me lojën e 17 vjeçarit.

Celina, i cili luajti para 17.000 tifozëve për Kosovën në ndeshjen miqësore ndaj Haitit, mund të veprojë në të dy krahët ose prapa një sulmuesi në një rol të tërhequr.

Futbollsiti me prejardhje nga Prizreni mund të përfundon në Chelsea gjatë kësaj vere, pasi Manchester City duhet të bëjë ndryshime në ekip për shkak të kushtëzimeve që ka marrë nga UEFA Financial Fair Play.

ARKATANA

Bersanti, i cili së fundi zgjati kontratën me Cityn, ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Cityt U18 këtë stinor, teksa në fundin e edicionit e pësoi një lëndim i cili ende është duke e munduar.

Së fundmi, Celina e fitoi çmimin për golin e vitit te skuadra e të rinjve të Cityt, teksa u zgjodh edhe si mbret i akademisë së këtij klubi.

Bersanti përdor si agjent edhe ish-futbollistin e njohur anglez, Michael Owen, teksa para transferimit në Manchester City ai luante në Norvegji.

Në këtë vend, Celina njihet si ‘Harry Potter i futbollit’, marrë parasysh ekzibicionet që ai di t’i bëj me topin e futbollit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.